Histori nga Rajoni #8 “Luftërat e dizinformimit në Ballkanin Perëndimor”

08 prill 2022 10:24

Pushtimi i Rusisë ndaj fqinjit të saj ka çuar në rritjen e dezinformatave dhe lajmeve të rreme në rajon. Konflikti ka çuar në panik dhe frikë të përhapur në mesin e publikut anembanë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ajo ka çuar gjithashtu në rritje të kërcënimeve hibride që rrezikojnë mjediset dhe infrastrukturën dixhitale në rajon, duke rritur mundësitë për humbjen e privatësisë dhe të dhënave të individëve.

Vala e dezinformatave dhe lajmeve të rreme në të gjithë rajonin mund të provokojë armiqësi dhe të ndikojë në strukturën e mjediseve online për vitet në vijim. Propaganda pro-ruse dhe fushatat masive të dezinformimit, në disa vende tani janë në një nivel të lartë pas shpërthimit të konfliktit Rusi-Ukrainë.

Kjo është arsyeja pse Res Publica po zbaton Histori nga Rajoni #8, në të cilat hedhim një vështrim në "luftërat e dizinformimit" anëmbanë Ballkanit Perëndimor dhe se si ato po bëjnë kërdi në peizazhin mediatik në rajon, gjithashtu duke përshkruar hapat e mundshëm për tejkalimin e këtij problemi.

Nisma “Histori nga Rajonidrejtohet nga Res Publica dhe Instituti i Studimeve të Komunikimit, në bashkëpunim me partnerë nga Mali i Zi (PCNEN), Kroacia (Lupiga), Kosova (Sbunker), Serbia (Autonomija), Bosnjë dhe Hercegovina (Analiziraj.ba) dhe Shqipëria (Exit), në kuadër të projektit “Bashko pikat: Politika të përmirësuara përmes angazhimit qytetar” me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup.

08 prill 2022
10:24

Histori nga rajoni #8