Histori nga rajoni #3
Derisa po debatohet për të ardhmen e Evropës, iniciativa “Histori nga rajoni” është pikërisht në kohën e duhur. Demokracia funksionon më së miri kur dëgjohen zëra të ndryshëm. Kjo iniciativë shpërndan zërin e njerëzve nga vendet që janë tashmë anëtare të Bashkimit Evropian si dhe nga vendet që janë për një kohë të gjatë në "listën e pritjes".