19 gusht 2015
16:09

Sbunker pyet: Mediat online e kan? ndryshuar komunikimin publik. E kan? p?rmir?suar apo p?rkeq?suar cil?sin? e informimit dhe debatit?
Një nga pyetjet më të shpeshta mbi teknologjinë e mediave, rolin dhe ndikimin e tyre ne shoqëri është sa dhe si “po e ndryshon media fenomenologjinë dhe etikën e jetës së përditshme” e më këtë edhe vet mënyrën e të bërit lajm. Moderniteti dhe zhvillimi Ii mediave ka ndryshuar rendin social në një proces të ri organizimi, reprezentimi dhe komunikimi. Castells, mbi zhvendosjen nga njË shoqëri industriale në shoqërinë informative e thekson në vlerat e reja sociale, ekonomike dhe politike dhe është pikërisht rrjetëzimi I tyre që I definon vlerat e epokës sonë përmes asaj që ai e quan “hapësira e rrjedhjes” dhe “koha pa kohë të caktuar”. Nevoja për të “qenë I pari” , për informatën e shpejtë, dhe lajmin bombastik ka ndikuar edhe gjuhën por edhe etikën mediale. Kjo sigurisht në një masë ka qenë prezente edhe në mediat e dikurshme të shkruara dhe televizive , por që shumësia e mediave virtuale ka bërë që në idenë e të qenit atraktiv, më të klikuar dhe të “ parët” lajmin e redukton në një titull i cili shpesh nuk korrespodon as me vet informacionin brenda. Se mediat kanë ndikuar një zhvendosje nga “homo sapiens” tek homo videns” ku imazhi merr primatin kjo është evidente, por ne si shoqëri si duket kemi harruar se mendimi dhe dija megjithatë ndërtohen në gjuhë dhe përshfaqen përmes saj si baza kryesore kulturore e një shoqërie. Kur jemi tek gjuha ajo është varfëruar e thjeshtëzuar gjithnjë në emër të shpejtësisë së komunikimit por edhe të përfshirjes së masës, dhe jo vetëm në media por në çdo platformë komunikimi.
Në anën tjetër, as elitat e qyteteve nuk lidhen sot me ndonjë lokalitet te caktuar por me hapëesirat e rrjedhjes siç thekson Castells. Kjo i bënë qytetet të jenë vetëm një pikë në rrjetin e komunikimit global dhe shkëmbimit të informatës dhe shkëmbimeve ekonomike duke e ndryshuar edhe mënyrën e qeverisjes dhe analizës rreth tyre si mjedise ku zhvillohet jeta e vërtetë. Ajo që është më e rëndësishmja është qasja jonë dhe mënyra se si ne I përdorim të gjitha këto modalitete komunikimi dhe shkëmbimi për të qenë pjesë e rrjetit tonë të interesit, qoftë ai social, kulturor, ekonomik , politik a hapësinor. Nëse I përdorim për të mirë, për të informuar, për tu përmirësuar dhe për ti ngacmuar mendjet do ta ndikojmë edhe debatin për interesat tona të vërteta si shoqëri. Në të kundërtën një gjë është e sigurt , se në një hapësirë të lirë shprehjeje dhe veprimi që mediat sot ia ofrojnë secilit , ne përshfaqim më dëshirë dhe vetëdije gjithçka nga jeta jonë duke u bërë pjesë e sistemit të kontrollit global aty ku liria e shprehjes dhe liria e kontrollit bashkëjetojnë.
19 gusht 2015
16:09