12 gusht 2015
16:32

Sbunker pyet: Mediat online e kan? ndryshuar komunikimin publik. E kan? p?rmir?suar apo p?rkeq?suar cil?sin? e informimit dhe debatit?
Nëse përnime ke pritë videolajm prej këtij titulli, me fjalë tjera edhe ti u ngule!
Henry Blodget, CEO i Business Insider, në një intervistë për CNN paar pak ditësh, foli sa foli, qendisi fjalë miradie për këtë profesion edhe me një moment u nal e tha “ama une po foli për gazetarinë, jo për newspaper business” - demek, ta dimë ku jem’! Blodget e tha, por, si me pasë thanë une, gazetaria po jeton në kohën e saj ma të mirë. Me super-mundësitë që teknologjia na i jep për me e prodhu lajmin, e me super-shpejtësinë që po e njëjta ta jep për me e përçu atë. Mirëpo, gazetarinë po “mbysin” biznes-gazetarët.
Nëse flasim për mediat online në Kosovë, përgjigjes gjithsesi duhna me ja nisë me *cicat* e Zajminës, frajerat e Dafinës ose zogun e Tunës. Shkrime si këto përbajnë 70% të qarkullimit ditor të lajmeve që postohen nëpër porntalet tona.
Praktikisht në Kosovë nuk ka mediume online, por veç biznese online. Ka pak gazetarë e shumë njerëz me nevoja urgjente për një rifresim të ‘shkrim-leximit’; s’ka profesionalizëm por ka klikime. Kur epokës së klikimeve ia shtojmë edhe vështirësinë për me e gjetë një punë n’Kosovë, deri diku i kuptoj gazetarët/argatët të cilët duhet me shkru kanihere edhe kundër vullnetit të tyne.
Mirëpo, problemin ma t’madh e kam me disa gazetar-biznesmenë, pronarë të porntaleve të cilët janë të parët që kritikojnë për mungesë profesionalizmi e etike, bile edhe këtu, në Përballjen e Sbunkerit! Mo pash’ mamin!!!
Web Analytics po e degradon kulturën e dhomës së lajmeve. Për me arritë me mledhë klikime a.k.a. me bo pare prej nji lajmi, jo domosdoshmërisht lajmi duhet me qenë me plot gabime drejtshkrimore, dhe, jo domosdoshmërisht personazh duhet me qenë Shkëndije Muja (a qysh e pat emrin?). Jam mëse e bindun që edhe një lajm i rëndësishëm për publikun, një lajm profesional, etik e objektiv mundet me gjeneru klikime sa t’dush.
Është tepër e frikshme çka po na servohet. Ka shumë magazina nëpër botë të cilat mbijetojnë prej klikimeve, mirëpo nuk janë aspak vulgare. ‘Kutura e klikimit’ po e degradon përmbajtjen. Përderisa ma herët kanë garu kush e ka burimin ma t’besueshëm sot po garohet kush po merr klikime ma shumë. Lajmi është copy-paste, krejt çka ndrron është forografia, e kanihere as ajo.
Si njana prej mënyrave të drejtpërdrejta të ndikimit në shoqëri edhe e qasjes së lehtë në informata, mos filtrimi i lajmeve ose këto farë ‘lajmet për klikime’ janë shumë të rrezikshme për shoqërinë. Kjo formë e ‘komunikimit’ me publikun në kete nivel , ‘si n’fore’ mundet me u bo pjesë e normave shoqërore edhe një “way of thinking” për brezat e ri.
Në të njajtën kohë, femra, si objekti ma i ekspozuar, gjykohet dhe stereotipizohet skajshmërisht. Asaj i krijohet një imazh denigrues pikërisht përmes këtij ekspozimi dhe përmbajtjes mbi të gjitha. ‘Lajmi për klikim’ në shumicën e rasteve ilustrohet me një fotografi të një vajze cullak, ose të ndonjë pjese të trupit të saj, bile edhe atëherë kur përmbajtja e lajmit është krejtësisht tjetër.
Kjo, përveç që e denigron femrën, përmes ekspozimit të shpeshtë cullak, na kthen në mentalitetin e vitit 1920, kur Edward Bernays përdorte femrat e bukura e pak të zhveshura për një qëllim të vetëm: për me e futë industrinë e duhanit në treg, si diçka që t’bon me u dokë nice. Por, dallimi është se Bernays, i përdori femrat me finesë, e besa ua dha edhe disa të drejta femrave siç ishte e drejta e konsumit të duhanit në publik.
Dëmi social, që po bëhet nga mediat online pa pikë përgjegjësie, mentaliteti dhe kultura, të dashur gazetarë e pronarë porntalesh, nuk blihet, as nuk shitet me një KLIK?
Instalimi I kësaj kulture është tepër i rrezikshëm. Çka iu bon njeri mandej gjeneratave që jon’ rrit me “Blicin”, “Expressin”, “Kosovaren” etj. e i çon zoti me studiu gazetarinë??!! N’Kinë tybe s’muj’i’çojmë!
Në epokën e instant-lajmeve ku rregullat e lojës kanë huqë me të madhe, një kohë kur e rëndësishme është veç me kon i pari, urgjentisht na duhet pak kredibilitet dhe gazetari e besueshme. Se, cica e bythë kemi krejt.
12 gusht 2015
16:32