12 gusht 2015
09:50

Sbunker pyet: Mediat online e kan? ndryshuar komunikimin publik. E kan? p?rmir?suar apo p?rkeq?suar cil?sin? e informimit dhe debatit?
Askush nuk mund te krenohet ne Kosove per cilesine e debatit dhe informimit, edhe para lindjes se mediave online - ne kohen e gazetave. Pak a shume i njejti nivel i profesionalizmit, pra ai nivel i pakenaqeshem, eshte bartur tash prej mediave te shkruara, ne media online. Mirepo as qe vlen te shtrohet pyetja, se nese ishte me mire ne kohen e letres, apo tash. Dilema te tilla anakronike jane shtruar edhe me heret prej njerezimit, sa here qe jane perballur me teknologji te reja. Ka pasur skepticizem per telegrafin, ka pasur hamendje edhe per telefonin, edhe per kompjuterin, edhe per emailin. Bota e njeh mire luddism'in - ose fobine ndaj teknologjise. Njejte edhe tash, njefar lloj fobie dhe kundershtimi nga neo-luddistet e diteve tona.
Me nje fjale, komunikimi online eshte ketu per te qendruar. Ne, te gjithe, duhet te punojme per ta persosur, per ta sofistikuar dhe per ta permiresur, e assesi per ta luftuar, duke e njollosur si dicka te panatyrshme, e sekendejmi edhe joprofesionale.
Perndryshe, mediat online gradualisht jane duke punuar ne permiresimin e debatit, e sidomos pjesemarreseve ne debat. E them kete, duke e pasur ne mendje nderprerjen e komenteve te lexueseve, si mase e pare, nga disa prej mediave kryesore online. Kjo nuk duhet te zgjase pafundesisht. Lexueseve duhet t'u jepet e drejta per te komentuar, per te qene pjesemarres ne debat, por jo me standarde kanibaliste. Tashme, gjithashtu, portalet kryesore ne vend nuk jane me stacione ku punojne nje ose dy persona, e ndoshta asnjeri prej tyre gazetar. Po flasim tash per investime serioze, ku punojne deri ne 50 gazetar. Gjithashtu, secilen here e me teper po shohim edhe zhvillimin e web tv've, ne kuader te mediave online. Keshtu qe tregu i lire, konkurrenca, do ta beje te veten, duke i bere te mbijetojne vetem ato qe jane me cilesoret. Deri ne ate dite, do te perballemi me probleme, me lengime, e me lloj - lloj telashesh.
Ajo cfare eshte teper e rendesishme: tash informimi eshte pakrahasimisht me i shpejte, se sa ka qene para disa vitesh. Mediat online, krahasuar me ato te shkruara, jane sikur krahasimi i nje Boing'u me nje qerre te drunjte, te terhequr nga dy lope. Kurse informimi i shpejte, ka qene, dhe do te mbetet njeri prej shtyllave me te rendesishme te gazetarise
12 gusht 2015
09:50