Gashi: Audienca dikur do të lodhet nga përmbajtja triviale dhe do të kërkojë cilësi

Sbunker pyet: Mediat online e kan? ndryshuar komunikimin publik. E kan? p?rmir?suar apo p?rkeq?suar cil?sin? e informimit dhe debatit?

12 gusht 2015 10:45

Një grup i vogël i opinionbërësve dhe redaktorëve sot nuk e kanë më atë peshën që e kishin dikur - në përcaktimin e asaj që duhet të flitet, të mendohet e të veprohet. Rrjetet sociale dhe mediat online, që tashmë janë bërë një mini-produkt i tyre, e kanë zgjeruar rrethin e opinionbërësve, temave që hapen dhe ideve që dalin. Si të tilla, mediat online (ku po i fus edhe rrjetet sociale) kanë ndikuar në demokratizimin dhe shumëllojshmërinë e opinioneve.

Lajmi e ka ndryshuar trajtën dhe pronarin. Fokusi sot nuk është te lajmi që të prekë, por te ai që e prekë. I prekë ato butonat me ngjyra dhe e shperndanë, pra, në rrjetet sociale. E kanë konstatuar studime nëpër botë: diçka që dikur njihej si lajm "me vlere te informates" sot është duke u zëvendësuar nga lajmi "me vlerë të shpërndarjes”. Newsworthines pra po e humb betejen me "shareworthines"- dhe nuk jam i sigurt se ky është një lajm krejtësisht i mirë. Në këto parakushte sot vendosin edhe redaktorët- se cilit lajm t’i japin peshë. Ata sot pak a shumë janë bërë redaktorë të mendjeve të njerëzeve - në kuptimin se çfarë mund t’iu pelqejë të lexojnë - se sa të peshës së informatës. Disa nga këto anomali do t’i shërojë ndryshimi i kërkesës së audiencës dhe ngopja e tyre me gjëra triviale e gjëra të tjera. Kjo sepse mediat online do ta kuptojnë dalëngadalë se e vetmja gjë që nga mendja e publikut që do të mund ta lexojnë e kuptojnë drejtë është: prodhimi i përmbajtjes kualitative.

Media online në Kosovë sot është ndoshta industria e vetme me rritje të shpejte, në aspekt të shpërndarjes dhe ndikimit. Dhe e tillë do të mbetet edhe për një kohë të gjatë. Do t’i shtohet vetëm kualiteti.

12 gusht 2015
10:45

Astrit Gashi