Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking Articles

Demantohen mediat në Serbi lidhur me “një sulm te Ujmani”

Në kuadër të ngjarjeve të fundit, përkatësisht pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, i cili dyshohet që ka sulmuar zyret e Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në veri të Kosovës, u vendosën barrikada në rrugët që shpijnë drejt pikave kufitare në Jarinje dhe Bërnjak. Raportime rreth këtyre ngjarjeve ka pasur edhe nga mediet në Serbi, të cilat kanë spekuluar lidhur me motivet e vendosjes së barrikadave dhe aktivitetet që ndërmerr Policia e Kosovës (PK) në veri.

Më 11 dhjetor, Kurir.rs ka publikuar lajmin “ANËTARËT ROSU SULMUAN ME MJETE TË Blinduara GAZIVODËN: Larguan flamujt serbë, pushtuan ndërtesën e digës”.

Tutje, në lajm thuhet se “Me tyta [të armëve] dhe automjete të blinduara e kapën rojën i cili ishte duke matur nivelin e ujit atje, e përzunë nga ndërtesa dhe i rrëzuan flamujt serbë që ndodheshin aty. Sipas informacioneve të fundit, ata janë ende në objektin pranë digës së madhe në Gazivodë, të cilën e kanë uzurpuar me dhunë dhe në mënyrë të paligjshme”. Lajmit i është bashkëngjitur edhe një fotografi me liqenin e Ujmanit dhe një polic të njësisë speciale i cili mban armë të gjata.

Image

Megjithatë, ky lajm nuk e mbështet me ndonjë fakt apo argument pretendimin për sulm ndaj rojës së Ujmanit. Edhe PK-ja ka demantuar këtë lajm dhe pretendimet e “disa mediave serbe të cilat i referohen se kinse njësitet speciale të PK-së, te Ujmani kanë ndaluar dhe maltretuar një qytetar/punonjës serb dhe kinse kanë marrë objektet në atë lokacion”.

Image

Më tej, PK-ja ka sqaruar edhe vendodhjen e pjesëtarëve të saj, duke thënë se njësitë e PK-së janë të vendosura në rrugën kryesore që shpie në drejtim të pikës kufitare të Bërnjakut dhe se as është vendosur në ndonjë objekt të caktuar, as ka maltretuar ndonjë person apo punonjës, siç është publikuar në media. Sipas PK-së, vetëm “është legjitimuar një person i cili ka qenë duke kryer inçizime me telefon në atë lokacion, i cili pas legjitimimit ka vazhduar pa asnjë problem”.

Përkundër kërkesës së komunitetit ndërkombëtar për heqjen e barrikadave në veri, ato nuk janë larguar ende. Ndërkaq, Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje KFOR-it, i cili është i mandatuar të garantojë lirinë e lëvizjes, që t’i largojë sa më shpejtë barrikadat.

* Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Analizë

Katër ditë para Vitit të Ri, më 27 dhjetor 2023, Qeveria e Kosovës miratoi në heshtje Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media, i...

Analizë

Viti i parë i Qeverisë Kurti shënoi një start të vështirë në politikën e jashtme, shoqëruar me shumë gabime diplomatike dhe dështime të protokollit....

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Në epokën me hovin më të madh teknologjik, shtetet u kushtojnë rëndësi të veçantë prezencës së tyre digjitale në rrjetet sociale, si dhe kualitetit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.