Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking Articles

Manipulimi me incidentet në lokalitetet me shumicë serbe në Kosovë

Zyrtarët e Serbisë vazhdojnë t’u japin cilësim etnik incidenteve/vjedhjeve në zonat e komunitetit serb, duke pretenduar se ato janë të sinkronizuara me deklaratat e politikanëve të Kosovës, që kanë për qëllim dëbimin e serbëve nga Kosova. E ashtuquajtura Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka publikuar një komunikatë më 16 maj, përmes së cilës pretendon se kanë ndodhur sulme të reja ndaj serbëve, ku janë plaçkitur dy dyqane në fshatin Prekovc të komunës së Novobërdës.

Pa asnjë bazë apo dëshmi që konfirmon përkatësinë etnike të personave që i kanë shkaktuar ato, kjo zyrë ka theksuar se të gjitha sulmet dhe incidentet që ju ndodhin serbëve në Kosovë janë të sinkronizuara me deklaratat dhe qëndrimet e politikanëve të Prishtinës. Sipas tyre, mungesa e bisedimeve dhe bashkëjetesës paqësore me serbët, është duke nxitur drejtpërdrejtë dhunën etnike.

Image

Komunikata e publikuar në Kosovo Online.

Një tjetër deklaratë e kësaj zyre e postuar më 8 maj përmban motive të ngjashme dhe synon t’i mbajë përgjegjëse institucionet e Kosovës për incidentet.

Image

Kosovo online ka publikuar komunikatën e së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë. Duke mos u bazuar në asnjë fakt apo njoftim nga Policia e Kosovës se kush e kreu dhe qëllimin prapa saj, aty theksohet se vjedhja dhe grabitja e shtëpisë së Dragolub Steviqit nga Graçanica është një tjetër incident që dëshmon për pozitën e vështirë të popullit serb në Kosovë. Sipas kësaj zyre, kjo është bërë me qëllim të shqetësimit, frikësimit dhe dëbimit të serbëve nga Kosova.

Në një rast tjetër, kjo zyrë ka komentuar edhe një deklaratë të presidentes Vjosa Osmani, pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq i është kundërpërgjigjur Osmanit, duke thënë se Kosova është personifikim i krimit dhe korrupsionit, që shkel brutalisht të drejtat e njeriut, e veçanërisht të serbëve.

Këtë deklaratë Petkoviq nuk e ka mbështetur në ndonjë raport ndërkombëtarë i cili analizon të drejtat e komuniteteve jo shumicë në Kosovë. Ky pretendim i Petkoviqit është shpërndarë edhe në KosovoOnline.

 

Image

Lidhur me komunitetin serb në Kosovë, deklarata të ngjashme të pabazuara ka pasur edhe më herët. Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Dreçun në një deklaratë për PinkTv në Serbi, ka thënë se qëllimi strategjik i Prishtinës është t’i dëbojë serbët dhe të krijojë një Kosovë të pastër për ta bashkuar më pas me Shqipërinë.

Ky pretendim i Dreçunit është shpërndarë në portalin KosovoOnline.

Image

Përveç se është manipulim i pastër, Kosova në vazhdimësi është angazhuar për kthimin e serbëve të zhvendosur dhe avancimin e të drejtave të tyre. Madje në qeverinë e Kosovës është një ministër i veçantë për kthimin e komuniteteve në Kosovë. Ky ministër vjen nga komuniteti serb në Kosovë, i cili njëherësh është edhe kryetar i subjektit Lista Serbe.

Pretendime të tilla të pa bazuara në dëshmi/fakte dhe me qëllim të dezinformimit të publikut ka dhënë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq. Ajo në një intervistë për TV Pink në Serbi ka thënë se zhvillimet e fundit në Kosovë janë shqetësuese dhe se ka përshkallëzim të dhunës.

Shumë gjëra shihen, ne kemi një situatë me manastirin e Deçanit, Kurti mohon të drejtat themelore të njeriut, nuk i lejon njerëzit të votojnë në zgjedhje. Jemi të merakosur, kërkojmë nga partnerët tanë në BE dhe SHBA t’a kenë parasysh dhe të na ndihmojnë të ruajmë paqen dhe stabilitetin”, ka thënë Bërnabiq.

Këtë intervistë të Bërnabiqit e ka publikuar Kosovo online në Kosovë.

Ky portal vepron në veriun e populluar me shumicë serbe dhe janë ngritur dyshime se shpërndan propagandë serbe dhe ruse në Kosovë.

* Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Analizë

Katër ditë para Vitit të Ri, më 27 dhjetor 2023, Qeveria e Kosovës miratoi në heshtje Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media, i...

Analizë

Viti i parë i Qeverisë Kurti shënoi një start të vështirë në politikën e jashtme, shoqëruar me shumë gabime diplomatike dhe dështime të protokollit....

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Në epokën me hovin më të madh teknologjik, shtetet u kushtojnë rëndësi të veçantë prezencës së tyre digjitale në rrjetet sociale, si dhe kualitetit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.