Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking Articles

Lajmet e rreme që lidhen me luftën në Ukrainë

Raportimi i luftës në Ukrainë është plot lajme të rreme. Mediat kosovare vazhdojnë të  publikojnë lajme të paverifikuara, të shoqëruara me fotografi e video të rreme. Për shkak të rritjes së interesimit të qytetarëve për të konsumuar lajme që ndërlidhen me luftën në Ukrainë, ato janë duke u shpërndarë me shpejtësi të madhe nëpër rrjete sociale dhe media online, duke vazhduar të keqinformojnë publikun.

Pak orë  pas sulmeve të para të  Rusisë në  Ukrainë, mediat kosovare shpërndanë dezinformata të shumta, duke shfrytëzuar interesimin e publikut për profit.

Në raste të caktuara është përhapur panik të qytetarët me publikimin e lajmeve tendencioze rreth deklaratave të liderëve rusë e ukrainas. Aty shpërfaqet një diskurs i ashpër me paralajmërime të Luftës së Tretë Botërore.

Në njërin prej titujve të një portali online “https://instant.revista-ora.com/ ”, thuhet se “Lufta e Tretë Botërore do nis”, ndërsa në përmbajtje flitet për një deklaratë të presidentit të Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, ku ai deklaron se sanksionet kundër Rusisë “mund të shkaktojnë një Luftë të Tretë Botërore”. Raportimi i portalit ishte përtej asaj që është thënë në deklaratë, duke ardhur në konkluzion të rremë se “Lufta do të nis”.

Image

Nuk kanë munguar as raportimet përmes fotografive. Një sërë fotografish të fëmijëve janë shfaqur me pretendimin se ato janë shkrepur gjatë konfliktit në Ukrainë. Mediumet si https://insajderi.com/, dhe https://njekomb.org/, kanë publikuar një fotografi në llogarinë e tyre në Facebook ku shihen dy fëmijë të  vegjël. Në lajmet e këtyre mediumeve pretendohet se fëmijët në foto janë vëlla e motër, dhe se ata janë duke i përshëndetur ushtarët ukrainas të nisur për të luftuar ushtrinë ruse.

 

Image
Image

Në fakt, kjo fotografi nuk ka të bëjë fare me luftën Rusi-Ukrainë, meqë është shkrepur në vitin 2016 nga fotografi  Dmitry Muravsky, si pjesë e albumit  “Fëmijët e Luftës”.

Më poshtë mund të shihni fotografinë e shpërndarë më datën 22 mars të vitit 2016 në rrjetin social Facebook  të Dmitry Muravsky;

Image

Një fotografi tjetër që ka qarkulluar nëpër rrjete sociale paraqet një fëmijë të vogël në një zonë lufte me përshkrimin  se fëmijët e Ukrainës nuk do të shkojnë sot në shkollë, duke nënkuptuar se ajo foto është aktuale dhe e shkrepur në Ukrainë.

Image

 

Por fotografia e vërtetë është bardh e zi dhe është i takon Luftës së  Dytë Botërore në vitin 1945, me autore Toni Frissell.

Image

 

Për më tepër, mediat kanë vazhduar të publikojnë lajme pa i verifikuar paraprakisht. Disa prej tyre kanë publikuar një lajm ku thuhet se ‘’Albin Kurti do të dërgojë Ushtrinë e Kosovës në Ukrainë, për të luftuar kundër Rusisë’’. Kjo deklaratë e publikuar ku thuhet që Albin Kurti është shprehur i gatshëm të dërgojnë ushtarë të FSK-së në Ukrainë, nëse këtë gjë e kërkon NATO, pas konfliktit Ukrainë-Rusi, është e vjetër dhe e shtrembëruar. Në fakt, Kurti ka thënë se çkado që NATO e parasheh të nevojshme, ata do t’i përgjigjen kërkesës së tyre.“Së pari uroj që të mos ketë konflike të reja. Edhe unë jam duke e përcjellur me vëmendje deri në orët e vona se çfarë po ndodh në kufirin midis Ukrainës dhe Federatës Ruse. Dhe ka një alarmim edhe të NATO-s në veçanti të SHBA, por edhe të Bashkimit Evropian për këtë gjë. Çkado që NATO e parasheh të nevojshme ne natyrisht që jemi të gatshëm“, tha ai, sipas raportimit të Indeksonline.

 

Image

ImageImage

Kjo deklaratë  është publikuar më 9 dhjetor 2021 dhe e ripublikuar më 3 mars 2022, duke u shpërndarë si lajm aktual.

Image

 

Një lajm tjetër i shpërndarë nëpër media dhe rrjete sociale është ai me titull kryesor: “Gjenerali serb kërkon të blihen raketa që arrijnë në çdo cep të Kosovës” .

Image

Ky lajm është i publikuar më 13 janar 2018. Po i njëjti  lajm është ripublikuar dhe shpërndarë nëpër faqe në rrjete sociale, si Gazeta Aktive, duke pretenduar se është lajm aktual.

Image

 

Ka pasur edhe raste kur janë keqpërdorur emrat e portaleve vendore për të plasuar lajme të rrejshme. I tillë ka qenë lajmi me logo të Telegrafi.com ku shkruan se “Vritet presidenti i Ukrainës”. Një lajm i tillë nuk është publikuar nga ky portal edhe pse ka qarkulluar nëpër rrjete sociale si artikull i sponsorizuar.

Image

* Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Analizë

Katër ditë para Vitit të Ri, më 27 dhjetor 2023, Qeveria e Kosovës miratoi në heshtje Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media, i...

Analizë

Viti i parë i Qeverisë Kurti shënoi një start të vështirë në politikën e jashtme, shoqëruar me shumë gabime diplomatike dhe dështime të protokollit....

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Në epokën me hovin më të madh teknologjik, shtetet u kushtojnë rëndësi të veçantë prezencës së tyre digjitale në rrjetet sociale, si dhe kualitetit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.