Connect with us

Hi, what are you looking for?

Çelnaja

Episodi 14: Gjuha, mendimi dhe politika me Gazmend Bërlajollin

Përveçse mjet i rëndësishëm komunikimi, gjuha është një fenomen i gjallë, përmes të cilës jo vetëm që shprehen idetë, kuptimet dhe domethëniet por gjithashtu formësohen bindjet, kujtimet dhe historitë. Gjuha ka luajtur rol të rëndësishëm në formimin e identiteve fisnore, etnike, krahinore. Gjuha është shtrati kryesor ku shtrihet mendimi, kultura dhe politika.

Në episodin e katërmbëdhjetë të emisionit #Çelnaja, së bashku me Gazmend Bërlajollin, diskutojmë për raportet midis gjuhës, mendimit dhe politikës. Për më tepër, flasim për variacionet e gjuhës shqipe, problemin e standardit të ’72 dhe nevojën e plotësimit të këtij standardit. Ndër të tjera e shtjellojmë edhe shpërfaqjen më të theksuar të dialektit gegë dhe motivet kulturore dhe politike të këtij fenomeni. Në fund fare flasim për rolin e gjuhëtarit dhe sfidat e gjuhës shqipe në epokën e teknologjisë digjitale dhe globalizmit.

• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafir: Gazmend Bërlajolli
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms

Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].
*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.

Lexoni Gjithashtu

Analizë

Katër ditë para Vitit të Ri, më 27 dhjetor 2023, Qeveria e Kosovës miratoi në heshtje Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media, i...

Analizë

Viti i parë i Qeverisë Kurti shënoi një start të vështirë në politikën e jashtme, shoqëruar me shumë gabime diplomatike dhe dështime të protokollit....

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Në epokën me hovin më të madh teknologjik, shtetet u kushtojnë rëndësi të veçantë prezencës së tyre digjitale në rrjetet sociale, si dhe kualitetit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.