Episodi 9: Teknologjia dhe Shoqëria me Violeta Zefin

15 mars 2023 20:35

Teknologjia është e sotshmja dhe e ardhmja e njerëzve. Teknologjia digjitale është hapësira, realiteti virtual drejt të cilës njeriu përpiqet të arratiset. Instrumente arratisjeje deri më tani kanë qenë meditimi, muzika, substancat narkotike, kurse tash e tutje është edhe teknologjia digjitale. Asociacionet serioze të psikologëve botërorë ngrenë shqetësime të mëdha në përdorimin e pa masë të teknologjisë sidomos nga fëmijët dhe adoleshentët.

Në episodin e nëntë të emisionit Çelnaja, së bashku me Violeta Zefin, ligjeruese universitare dhe hulumtuese e psikologjisë klinike, flasim për teknologjinë dhe njeriun. Me të, për më tepër, diskutojmë rreth moshës së duhur në përdorimin e telefonit dhe mënyrën e përdorimit të rrjeteve sociale. Flasim, po ashtu, edhe për ndikimin e rrjeteve sociale, platformave digjitale në shëndetin mendor; si dhe nevojën e shmangies dhe përdorimit sa më të arsyeshëm të teknologjisë digjitale.

•  Autor dhe moderator: Latif Mustafa
•  Mysafire: Violeta Zefi
•  Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms

Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].

*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.

15 mars 2023
20:35

Çelnaja