Episodi 7: Gjuetia e shtrigave me Valmira Rashitin

15 shkurt 2023 20:35

A janë shtrigat thjesht një realitet mitik i një të kaluare të largët, apo vazhdojnë të mbeten reale edhe sot, në një kontekst tjetër politik e social? Në diskursin publik, hakmarrjet me karakter politik e social zakonisht përshkruhen përmes togfjalëshit ‘gjueti shtrigrash’, duke u bazuar në historinë e mesjetës, ku shtrigat përndiqeshin dhe vriteshin me dekret kishtar. Por, a kanë qenë vërtet shtrigat me aftësi magjike dhe ndjellakeqe, apo thjesht gra të cilat kërkonin status tjetër politik, kulturor dhe social? 

Në episdonin e shtatë të emisionit Çelnaja flasim për historinë e shtrigave. Me Valmira Rashitin, aktiviste dhe hulumtuese, diksutojmë për historinë e paraqitjes së shtrigave në mesjetë dhe gjatë periudhës së kalimit nga sistemi feudal në atë kapitalist. Gjithashtu flasim për aspektin semantik të nocionit ‘shtrigë’, historinë e shtrigave në mitologjinë shqiptare dhe ndërlidhjen e tyre me shtypjen e grave sot.

Për detaje dhe shqyrtime të tjera vazhdoni të ndiqni emisionin.

•  Autor dhe moderator: Latif Mustafa
•  Mysafire: Valmira Rashiti
•  Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms

Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].

*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund

15 shkurt 2023
20:35

Çelnaja