Të gjendur mes dy zjarreve: Opinioni publik dhe integrimi evropian në Ballkanin Perëndimor

18 dhjetor 2020 11:23

Abstrakti: Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ende përgjithësisht pozitivë për perspektivat për t’u bërë qytetarë të Bashkimit Evropian. Megjithatë, rruga drejt shtetësisë evropiane është e gjatë dhe për momentin popujt gjenden mes dy zjarreve. Procesi i anëtarësimit në BE duket i pafund dhe shtetet aktuale anëtare po bëjnë shumë pak për të përmirësuar këtë proces (ku në fakt disa duket se po vendosin pengesa të tjera në këtë rrugëtim). Nga ana tjetër, qeveritë, politikanët dhe institucionet e këtyre vendeve janë fokusi i pakënaqësisë së njerëzve. Publiku është skeptik për angazhimin e qeverisë së tyre në integrimin evropian dhe kjo minon vlerën vlerën e demokracisë. Depolitizimi i procesit të anëtarësimit po sjell pasoja të paparashikuara duke ua bërë të pamundur votuesve t’u kërkojnë llogari siç duhet për këtë çështje përfaqësuesve të tyre të zgjedhur. Për të shpëtuar nga këto dy zjarre, Komisioni Evropian duhet të përshpejtojë zbatimin e metodologjisë së rishikuar të zgjerimit, ku të rrisë më shumë stimujt për vazhdimin e reformës. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ftohen për të dhënë kontributin e tyre në procesin e përcaktimit të vizionit për të Ardhmen e Evropës. Bashkimi Evropian duhet të përforcojë mbështetjen aktuale për qytetarët dhe shoqërinë civile që t’i kërkojnë llogari qeverisë dhe t’i japin fund epidemisë së kapjes së shtetit në këtë rajon.

Botues: Balkans in Europe Policy Advisory Group dhe European Fund for the Balkans.

Autorë: Corina Stratulat, Marko Kmezić, Nikolaos Tzifakis, Matteo Bonomi, Zoran Nechev.

Raportin mund ta gjeni këtu. 

****

Fondi Evropian për Ballkanin 2020. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Pikëpamjet e shprehura në këtë botim janë të autor(ëve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet dhe pikëpamjet e Fondit Evropian për Ballkanin.

18 dhjetor 2020
11:23

BiEPAG & EFB