Procesi i anëtaresimit të Kosovës në NATO

Dr. Florian Qehaja dhe Agon Maliqi

17 dhjetor 2020 13:21

Punimin mund ta shkarkoni këtu.

Abstrakt: Synimi strategjik i Kosovës për integrim në NATO vijon të jetë i palëkundur. Ky synim nuk mbetet vetëm i reflektuar në dokumente strategjike dhe në narracionin zyrtar të Kosovës, por edhe mbështetja popullore për anëtarësim është e paprecedentë për rajonin – mbi 90% e respodentëve në vazhdimësi janë pro anëtarësimit. Pavarësisht kësaj, ka një diskrepancë faktike në mes aspiratës së Kosovës për anëtarësim dhe faktit se NATO vazhdon ta shoh vendin tonë nga prizmi strikt i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit (KS) të Kombeve të Bashkuara (KB). Kjo sidomos për faktin që katër shtete të NATO-s – Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia – ende nuk e kanë njohur formalisht Kosovën. Në rast se dështon dialogu në mes Kosovës e Serbisë, atëherë gjasat e Kosovës për anëtarësim do të eliminoheshin, sepse NATO e ka bërë të qartë se me padurim pret rezultatin e dialogut, dhe se vetëm një marrëveshje në mes Kosovës e Serbisë do të shpiente në njohjet nga 4-shja ekzistuese. Ky dokument e ravijëzon rrugëtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO, në rast se: a) arrihet një marrëveshjes në mes Kosovës e Serbisë dhe; b) do të zhbllokoheshin katër njohjet nga shtetet mosnjohëse të NATO-s.

Botues: Sbunker

Seria: OSF Alumni papers

Autorë: Dr. Florian Qehaja dhe Agon Maliqi

Mbështetur nga: Open Society Foundations dhe Kosovo Civil Society Foundation (KCSF)

 

17 dhjetor 2020
13:21

Redaksia