Virusi i dyshimtë: Konspiracionet dhe Covid-19 në Ballkan

16 dhjetor 2020 13:40

Abstrakti: Ashtu si pjesa tjetër e botës, edhe Ballkani Perëndimor është ndikuar shumë nga teoritë konspirative, ku për shkak të pandemisë lindin dyshime për politikat qeveritare dhe besimi tek institucionet. Shkalla dhe intensiteti i këtyre teorive dhe implikimet e tyre janë tejet të forta. Teoritë konspirative lidhur me Covid-19 mbështeten nga rreth 1/4 deri në 1/3 e popullsisë, ndërkohë që më shumë se 75% e qytetarëve të anketuar në Ballkanin Perëndimor besojnë në një ose disa nga gjashtë teoritë konspirative që lidhen me Covid-19. As arsimi, as mosha dhe as gjinia nuk kanë ndikim të madh te këto shifra. Përkundrazi, ekziston një tendencë gjeopolitike, ku besimi te teoritë konspirative bashkëshoqëron shpesh ndjenjat për ShBA-të dhe Kinën. Pakicat, që janë më të cenueshëm dhe që kanë më pak besim te shteti, janë më të prekshëm ndaj konspiracioneve. Ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes mbështetjes për teoritë konspirative dhe skepticizmit ndaj vaksinimit. Shumica në të gjithë rajonin nuk kanë ndërmend të marrin vaksinën, raport që është mjaft më i ulët se në vende të tjera në Evropë, ku shumica mbështetin marrjen e vaksinës. Teoritë konspirative përbëjnë rrezik për shëndetin publik në Ballkanin Perëndimor dhe dobësojnë besimin tek institucionet dhe te shteti duke nxitur një botëkuptim populist që minon zhvillimin demokratik.

Botues:Balkans in Europe Policy Advisory Group dhe European Fund for the Balkans.

Autorë: Florian Bieber, Tena Prelec, Dejan Jović dhe Zoran Nechev.

Raportin mund ta gjeni këtu

****

Fondi Evropian për Ballkanin 2020. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Pikëpamjet e shprehura në këtë botim janë të autor(ëve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet dhe pikëpamjet e Fondit Evropian për Ballkanin.

16 dhjetor 2020
13:40

BiEPAG & EFB