
Vudi Xhymshiti
Vudi Xhymshiti është një fotograf dhe gazetar i cili fokusohet në politikën e racës, gjinisë, identitetit, migrimit dhe zhvendosjes së njerëzve për shkak të ndryshimeve klimatike dhe konflikteve të armatosura. Xhymshiti gjatë karrierës së tij i ka kushtuar vëmendje të shtuar cilësisë së gazetarisë. Ai aktualisht po raporton mbi agresionin ushtarak rus në Ukrainë duke furnizuar mediat britanike me foto dhe reportazhe nga Ukraina. Vudi së fundmi është duke punuar me të përditshmen britanike “The Guardian”.