Vlora Basha Berisha

Vlora Basha Berisha është drejtore menaxhuese në Kantar TNS Index Kosova që nga viti 2008. Ajo ka punuar në hulumtim të tregut qe 17 vite. Vlora është psikologe, dhe aktualisht kandidate për Master për Hulumtim në Edukim në University College London, Institute of Education.

Vlora është përfaqësuese kombëtare e ESOMAR, shoqatë globalë e avokimit dhe këshillimit etik e profesional. Është e specializuar në dizajn hulumtimesh, metodologji, dizajn të instrumenteve hulumtuese dhe analizë e të dhënave për hulumtim kuantitativ dhe kualitativ.