Violeta Zefi

Violeta Zefi ka ndjekur studimet themelore dhe ato master, në fushën e Psikologjisë, në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2017 ka përfunduar studimet e doktoratës në Masaryk University, Republikë Çeke. Aktualisht është ligjëruese në Kolegjin “UBT”, dhe në të njëjtën kohë ndjek specializimin në fushën e “Psikologjisë Klinike”.

Nga viti 2006 ka punuar për organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Përpos ligjërimit ajo punon edhe si Psikologe në Asociacionin Kosovar të Personave që Jetojnë me HIV/AIDS (në kuadër të Global Fund për HIV/AIDS) dhe njëkohësisht është e angazhuar si psikologe, konsulente dhe trajnere në projekte të ndryshme.

Në kuadër të avancimit profesional, Violeta ka ndjekur trajnimet të specializuara në ShBA (Washington DC), Angli (Manchester) dhe Republikën Çeke (Brno). Interesat e saj kërkimore përfshijnë: stigmën dhe shëndetin mendor, marrëdhëniet midis qëndrimeve dhe sjelljeve, aspektet psiko-sociale të shëndetit dhe sjelljet e rrezikshme tek adoleshentët dhe të rinjtë.

 

 

 

 

nga autori