
Shqipe Gjocaj
Shqipe Gjocaj është aktiviste feministe dhe njohëse e çështjeve gjinore. Ajo ka përfunduar studimet bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze dhe ato master në fushën e studimeve kulturore, në programin “Gjuhë, Kulturë dhe Komunikim Digjital”. Aktivizmin e saj e zhvillon përmes shkrimit, hulumtimit dhe trajnimeve rreth politikave gjinore, medieve, aktivizmit dhe feminizmit, lidershipit dhe vendimmarrjes.