
Shpresa Agushi
Shpresa (Kryeziu) Agushi është përkrahëse e të drejtave të Romëve në Kosovë dhe Gjilan. Ajo ka përkrahur barazinë gjinore për komunitetin Rom në Gjilan dhe në Kosovë, si dhe ka inkurajuar edukimin e mëtutjeshëm të fëmijëve Rom. Në të kaluarën, Shpresa punuar në Organizata të ndryshme jo qeveritare, si dhe në institucione që janë marrë me çështjen e të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtave të Romëve dhe të drejtat e grave Rome, duke përfshirë këtu punën e saj në projektet e OSBE-së dhe ODIHR-it, Care International, Roma Women Can Do It, projektet e OSI në JRW dhe së fundi në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore.
Gjithashtu në mars të vitit 2019 në Bruksel mori çmimin nga Këshilli Evropian për punën e saj për gratë Rome, Ashkali dhe Egjiptiane të quajtur Heroina e Panjohur ku e zuri vendin e parë në Kosovë. Ndërsa nga viti 2007 është drejtoreshë ekzekutive e OJQ-së “Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës”.