
Shkumbin Asllani
Shkumbin Asllani është jurist me profesion ndërsa aktualisht punon si ligjërues në katedren
financiare në Kolegjin UBT.
Shkumbini ka përfunduar studimet në nivelin bachelor për drejtësi në Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Turkus në Finlandë dhe është bursist i skemës së bursave Erasmus Mundus.
Gjithashtu, ka përfunduar studimet master në të drejtën civile në Universitetin e Prishtinës si dhe ka bërë një master të dytë me fokus në të drejtën e taksave në Universitetin Uppsala në Suedi.
Shkumbini ka punuar në disa organizata jo-qeveritare si BIRN, CRDP, RrGGK si dhe është
drejtor ekzekutiv i organizatës jo-qeveritare Grupi Iniciativë Alpbach Kosova pjesë e organizatës Forumi Europian Alpbach me seli në Austri. Gjithashtu, ka punuar për 1 vit e gjysmë në GIZ në projektin për Pronë dhe Kadastër.