
Shegë Bahtiri
Shegë Bahtiri është psikologe. Ajo ka qenë drejtore ekzekutive e organizatës Sbunker, ku ka punuar që nga themelimi. Shega gjithashtu është angazhuar si psikologe me fëmijët adoleshentë në kuadër të organizatës Toka. Ajo është votuar Sekretare në Youth Council of the U.S. Embassy në mandatin 2017-2018.
Në të kaluarën ka qenë projekt menagjere në Lëvizjen FOL, si dhe ka mbuluar zhvillimet kulturore të Prishtinës në kuadër të organizatës KosovaLive.
Ajo është angazhuar në fushata për shëndetin mendor në Kosovë, të drejtat e grave, shkrim kreativ dhe aktivizëm qytetar.