Shaha Hyseni

Shaha Hyseni ka lindur dhe është rritur në Preshevë të Serbisë. Ka përfunduar studimet bachelor për studime angleze dhe amerikane në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup, në Maqedoninë e Veriut. Aktualisht po ndjek studimet master për Studime Kulturore në Universitetin Sakarya në Turqi. Ajo është një nga themelueset e Unionit Studentor të Luginës së Preshevës në Maqedoninë e Veriut, ku shërbeu si kryetare për një vit. Është koordinatore e shkollës së parë verore për udhëheqje në Preshevë (2016). Shaha është aktiviste në shoqatën kulturore “Dituria” në Preshevë si dhe botuese e librit me poezi “Krahët e bardhë” (2015). Përveç poezisë në shqip, ajo shkruan edhe në anglisht.