Samuel Žbogar

Samuel Žbogar është zgjedhur Kreu i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së/Zëvendës Presidentja e KE-së, Catherinë Ashton, më 21 dhjetor të vitit 2011, ndërsa me vendim të Këshillit të BE-së, më 25 janar të vitit 2012 është zgjedhur Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë.

Në të kaluarën ka qenë ministër i Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe diplomat me 24 vite përvojë në pozita kyçe strategjike, përfshirë këtu Kinën, OKB-në në Nju Jork dhe Uashington DC. Në rolin e Sekretarit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe drejtor politik i BE-së, ai udhëhoqi përgatitjet e Sllovenisë për kryesinë e OSBE-së, udhëhoqi ekipin negociues të Sllovenisë për hyrje në NATO, dhe ishte anëtar i ekipit negociues të Sllovenisë për BE.

Ai ka diplomuar në Universitetin e Lubjanës në Shkenca Politike-Marrëdhënie Ndërkombëtare. Flet gjuhën angleze, italiane, kroato-serbe dhe frënge. Është i dhënë pas vrapimit. Është i martuar dhe ka tre fëmijë.