
Plator Avdiu
Plator Avdiu nga viti 2014 punon hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) si pjesë e Programit të Fondacionit për Shoqëri të Hapur për Zhvillim Profesional. Ai është autor i disa publikimeve që përfshijnë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe NATO-s, çështjet e migrimit dhe për politikat e integritetit në sektorin e sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë në polici.
Platori ka diplomuar për studimet master në Universitetin e Letonisë për Studimet Evropiane, ndërsa ka përfunduar studimet bachelor për Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës.