Nuhi Sadiku

Nuhi Sadiku është Drejtor Ekzekutiv i organizatës joqeveritare Admovere (transitional justice, education, peacebuilding). Për dy vite ka qenë redaktor i blogut filozofik – letrar “Virtual Sophists” dhe revistës “SOPHIA”. Shkruan poezi dhe vështrime kritike për kategori të ndryshme të shkencave humane. Shkrimet e tij janë të publikuara nëpër disa revista dhe gazeta virtuale e të shtypura. Gjithashtu, ka të botuar një përmbledhje poetike. Ka interes në hulumtimin dhe analizimin e problemeve me tematikë sociale, kryesisht ato të sistemit të arsimit dhe drejtësisë tranzicionale.