
Marigonë Drevinja
Marigonë Drevinja është bashkëthemeluese e Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, ku aktualisht është e angazhuar si Drejtore e Programit dhe si hulumtuese. Drevinja ka përfunduar studimet në fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës dhe studimet e masterit në City, University of London në Kriminologji dhe Drejtësi Kriminale si bursiste e programit Chevening. Drevinja ka shërbyer si këshilltare profesionale e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës nga viti 2015 deri në vitin 2017, si dhe këshilltare profesionale për disa komisione parlamentare në vitin 2019. Para kësaj, Drevinja është angazhuar në aktivizëm politik në vitin 2006. Në Lëvizjen VV ka punuar si Koordinatore e Departamentit të Medias dhe Komunikimit; Koordinatore e Qendrave të Partisë; anëtare e Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryesisë. Si juriste e diplomuar, Drevinja ka dhënë dorëheqje nga sfera politike në vitin 2017, për të vazhduar praktikën si avokate në Odën e Avokatëve të Kosovës.