
Lumir Abdixhiku
Lumir Abdixhiku është ekonomist, drejtor ekzekutiv i Institutit Riinvest, kolumnist i rregullt në të përditshmen “Koha Ditore” dhe një nga opinionbërësit më aktiv në Kosovë. Lumiri ka mbaruar fakultetin ekonomik në Universitetin e Prishtinës, ka magjistruar në Ekonomiks për Analiza Biznesi në Staffordshire University (Britani të Madhe) ku dhe ka marrë titullin Doktor në Ekonomi. Fushat e punës së tij hulumtuese janë politikat fiskale dhe ekonomiksi për analizë biznesi.