Leonida Molliqaj

Leonida Molliqaj është gazetare në Qendrën Kosovare për Gazetari Hulumtuese - Preportr. Ajo përgjatë punës si gazetare ka trajtuar tema të ndryshme sociale me fokus në të drejtat e njeriut si dhe hulumtime në fushën e antikorrupsionit. Hulumtimet e saj janë shpërblyer me çmime nga organizata jo-qeveritare, Komisioni Evropian dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Leonida është në përfundim të studimeve post-diplomike në Sociologji Akademike pranë
Universitetit të Prishtinës.