
Kujtim Dobruna
Kujtim Dobruna është udhëheqës i Nismës Ekonomike për Kosovën në Vjenë (ECIKS) me një përvojë rreth 15 vjecare në menaxhment, në fushën e investimeve të huaja, diplomacisë ekonomike, zhvillimit të sektorit privat, konsulencës menaxheriale dhe të ngritjes së kapaciteteve institucionale. Kujtimi ka studiuar për Administrim Biznesi në Vjenë, ka titullin Master i Administrimit të Biznesit nga Open University në Britani të Madhe dhe certifikim në Menaxhimin Strategjik nga Universiteti i Harvardit.