Kreshnik Hoxha

Kreshnik Hoxha është doktor i shkencave në Kristalografi dhe Inxhinieri të Kristaleve. Ai përfundoi masterin në Kimi me nanoteknologji në vitin 2011 në Universitetin e Hull-it në Britani të Madhe. Kreshniku aktualisht punon në një kompani farmaceutike britanike, dhe është i angazhuar në operimet globale të departamentit të hulumtimeve shkencore. Fusha terapeutike në të cilën Kreshniku operon është varësia në alkool dhe opioide si heroina. Një ditë rutinore e tij është zhvillimi i barërave nga koncepti laboratorik deri në komercializim. Hoxha është aktivist i shoqërisë civile në Kosovë dhe ka qenë kolumnist i rregullt në Balkan Insight, Gazeta Jeta në Kosovë dhe Prishtina Insight për pesë vite.