Krenar Gashi

Krenar Gashi është hulumtues dhe aktivist i shoqërisë civile, aktualisht doktorant në shkencë politike në Universitetin e Gentit në Belgjikë. Krenari ka filluar karrierën si gazetar; ka punuar si redaktor i BIRN-it në Kosovë ku ka themeluar gazetën Prishtina Insight, ka raportuar për Financial Times dhe ka shkruar kolumne të rregullta në shtypin kosovar. Më pas është angazhuar në hulumtim të politikave publike; ka drejtuar institutin KIPRED dhe ka qenë drejtor themelues i institutit INDEP. Fushat e punës së tij hulumtuese janë demokratizimi, politikat publike, tranzicioni shoqëror, si dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Bashkimit Evropian, fushë kjo në të cilën është fokusuar doktorata e  tij.

nga autori