Imer Topanica

Imer Topanica asht i njoftun si poet e prozator, por edhe si kritik letrar. Autori i dy librave të
publikuem deri më tash (Udhëtarët, Princi, Tiranë 2013; Tufë Drite, Rrrokullia, Prishtinë 2014), e ka ushtrue për nji kohë edhe zejen e gazetarit.

Cikle me poezi, tregime, kritika letrare etj, i janë publikue në revistat e gazetat: Jeta e Re, Verbi, Illz, Oaza, Koha Ditore, Zëri, Epoka e Re, Kosova Sot, Shenja, Lajm, Mapo, Gazeta 55 etj, në Prishtinë, Tiranë e Shkup, si dhe në disa mediume online.

Po ashtu ka qenë pjesë e redaksive të disa mediumeve online. Aktualisht asht duke punue në disa projekte, ndër to edhe përgatitjen e librit të tretë për publikim.