Gresa Hasa

Gresa Hasa është bashkëthemeluese dhe kryeredaktore e revistës “Shota”. Ajo ka studiuar "Shkenca Politike" në Universitetin e Tiranës dhe prej vitesh është angazhuar në çështjet gjinore, organizimin studentor dhe atë sindikal në Shqipëri. Njëkohësisht, Gresa kontribuon në mënyrë të rregullt, si publiciste e pavarur në fushën politike, shoqërore dhe kulturore, në një sërë mediash, brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu, ajo është angazhuar me përkthimin e një sërë teksteve të natyrës politike, publicistike, kulturore dhe teori feministe.