
Gëzim Zeqiri
Gëzim Zeqiri ka mbaruar studimet Master në Edukim në Syracuse University, New York. Po ashtu, ka kryer edhe Masterin në Ekonomi në Universitetin e Prishtinës, si dhe BA në Sociologji në po këtë universitet. Ai ka qenë mësimdhënës në nivelin universitar dhe para-universitar, ku ka kontribuar për shumë vite. Po ashtu, ai ka kontribuar edhe në projekte të shumta në organizata të ndryshme jo-qeveritare.