
Gëzim Visoka
Gëzim Visoka është ligjërues i shkencës politike në Dublin City University në Irlandë, ku ligjëron për paqen dhe konfliktin. Ai ka mbaruar studimet e doktoratës në të njëjtin Universitet, në Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Është autor i tre librave dhe dhjetëra artikujve shkencorë, që shtjellojnë intervenimin, paqen, dhe shtetin. Puna e tij akademike mund të lexohet tek www.gezimvisoka.com.