Genc Salihu

Genc Salihu asht poet, kantautor, producent dhe nji nga ikonat e skenës së muzikës alternative shqipe. Genci ka botue libra me poezi, dy albume muzikore dhe ka qenë producent në shumë kangë e albume tjera. Ai asht trajneri ma kreativ në Voice of Albania ku në vitin 2014 puna e tij asht shpërblye me vendin e parë. Genci ka studiue inxhinierinë e zanit në SAE Institute në Londër dhe asht themelues i librarisë Dit’ e Nat’ në Prishtinë.