
Frashër Krasniqi
Frashër Krasniqi lindi më 19.04.1988 në Prishtinë ku mbaroi shkollën fillore "Emin Duraku" për të vazhduar shkollimin në Shkollën e Mesme të Muzikës "Prenk Jakova". Ai studioi Sociologjinë në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës.Në vitin 2005 filloi angazhimin e tij politik në Lëvizjen VETËVENDOSJE! e cila në atë kohë ishte subjekt jashtë-institucional. Në vitin 2010, Frashër Krasniqi vazhdoi angazhimin si Drejtues i Sekretariatit për Aktivitete në kuadër të Vetëvendosjes deri në vitin 2015 kur e mori drejtimin e Zyrës së VV për Media dhe Marrëdhënie me Publikun.
Në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017, Krasniqi u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, mandat të cilin e mbajti deri në vitin 2019. Ai bashkë me 12 deputetë të tjerë të VV-së në vitin 2018 u ndanë nga Lëvizja Vetëvendosje, për të marrë më vonë drejtimin e Partisë Socialdemokrate.