
Flurim Aliu
Flurim Aliu është Hulumtues në organizatën CEP në Zvicër, ku fokusohet në politika fiskale dhe transparencë. Ai është bashkëdrejtues i projektit Global Tax Expenditures Database (GTED), një nismë e përbashkët midis CEP dhe Institutit Gjerman të Zhvillimit (DIE) që ka për qëllim rritjen e transparencës rreth shpenzimeve tatimore.
Më parë ka punuar në Bankën Botërore në Washington DC, ku ka kontribuar në hulumtimin e politikave ekonomike dhe fiskale në zyrën e Kryeekonomistit të Infrastrukturës si dhe në organizata tjera të shoqërisë civile në ShBA dhe Europë.
Flurimi ka përfunduar studimet Master në Tregti Ndërkombëtare në Seoul National University në Kore të Jugut dhe ato Bachelor në Shkenca Politike në Georgia Gwinnett College në ShBA.