
Florian Qehaja
Florian Qehaja drejton Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe udhëheqë ekipin e Qendrës së Integritetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë në Kosovë. Ai është hulumtues dhe autor i shumë publikimeve shkencore në fushën e sigurisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit rajonal. Floriani ka përfunduar doktoratën në Universitetin e Lubjanës, me fokus hulumtimi në pronësinë vendëse dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë në Kosovë. Ai poshtu ka përfunduar studimin post-doktoral në Universitetin e Columbia. Është përfitues i bursave prestigjioze OSI/Chevening dhe Fulbright. Floriani është i martuar dhe ka një djalë.