Florent Rizvanolli

Florent Rizvanolli është Inxhinier i elektronikës, i diplomuar nga Fakulteti Teknik i UP-së. Që nga viti 1989 jeton dhe punon në Karolinë Veriore, SHBA. Aktualisht punon në fushë të sigurisë së informatës, në njërën nga katër bankat më të mëdha të shtetit. Në kohë të lirë lexon dhe, pos tjerash, i përcjellë edhe ngjarjet në Kosovë e në Ballkan, të cilat ndonjëherë e frymëzojnë të shkruajë për t’i shprehur mendimet e tij lidhur me ato çështje.