Eurisa Rukovci

Eurisa Rukovci është e lindur më 1994. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Kosovë dhe ShBA, kurse studimet i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës – Departamentin e Psikologjisë. Është ideatore e aplikacionit të parë për shëndetin seksual “Shnet” dhe që nga viti 2015 shkruan si kolumniste nga Kosova për media regjionale. Eurisa është marrë vazhdimisht me aktivizëm, posaçërisht në lidhje me të drejtat e grave, si dhe ka bërë një sërë hulumtimesh shkencore nga fusha e psikologjisë sociale dhe kulturore. Fushat e vokacionit të saj janë psikologjia sociale, shëndeti seksual, historiku i lëvizjeve feministe në botë dhe kritika e kulturës, posaçërisht historia e muzikës rock.