Erdoan Shipoli

Erdoan A. Shipoli ka përfunduar doktoratën në Shkencat Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Fatih në Stamboll, Turqi. Për momentin është prodekan në Virginia International University dhe hulumtues në Center for Muslim-Christian Understanding në Georgetown University. Ai gjithashtu shkruan edhe për Huffington Post.

Aktiv në shoqërinë civile Erdoani ka themeluar organizata të ndryshme prej atyre që merren me shoqërinë civile deri tek ato për edukimin e brezit të ri. Ai punon edhe si Drejtor i Programeve në Federation of Balkan American Associations në New Jersey, USA si dhe është CEO i Istanbul Leadership Institute në Stamboll, Turqi, si dhe është themelues i North American Professionals and Entrepreneurs Council në New York, USA.

Nga ana akademike Erdoani ka publikuar shumë artikuj, dy libra, si dhe ka prezantuar në konferenca të shumta ndërkombëtare. Ai ligjëron dhe hulumton në tema të ndryshme në disiplinat e shkencave politike, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë ndërkombëtare.