Driton Selmani

Driton Selmani është artist vizuel. Hulumtimi tij artistik është në një 'nismë eksperimentale' të vazhdueshme dhe ka një lidhje të ngushtë me kompleksitetin e ndodhur në identitetin e tij kulturor. Ai përdor një gamë të gjerë të burimeve personale, historike, sociale dhe politike, për të ndërtuar hapësira të reja të "dyshimit", si mjet për të shpalosur një gjuhë të ndjeshme dhe të drejtpërdrejtë. Duke e bërë këtë bazën e krijimeve të veprave të tija, të cilat sfidojnë si publikun ashtu edhe pozicionimin e tyre. Selmani ka përfunduar studimet master në Artet Bashkëkohore në The Arts University Bournemouth të Anglisë.

nga autori