
Donikë Qerimi
Donikë Qerimi është juriste, doktorante në Universitetin e Gentit në Belgjikë, si dhe asistente (joaktive) e mësimdhënies në Katedrën Ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ajo ka punuar si këshilltare ligjore në Ministrinë e Drejtësisë ku është përqendruar në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, në dialogun Kosovë-Serbi për çështje të drejtësisë, bashkëpunim juridik ndërkombëtar, negocimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe hartimin e ligjeve. Më parë, Donika ka punuar në sektorin e shoqërisë civile, në projektin që ka mbështetur themelimin e Gjykatës Kushtetuese të zbatuar nga East West Management Institute, në Qendrën Juridike të Kosovës dhe në Integra. Donika ka magjistruar në Universitetin e Pittsburgh në SHBA, me fokus në të drejtën ndërkombëtare private e komerciale, temë në të cilën përqendrohet edhe hulumtimi i saj për doktoratë