
Donika Emini
Donika Emini është bursiste e Fondacionit Konrad Adenauer (KAS). Nga viti 2013 Donika është duke punuar si hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë si pjesë e Programit të Fondacionit për Shoqëri të Hapur për Zhvillim Profesional. Më parë ajo ka punuar si hulumtuese dhe Menaxhere e Projekteve në Institutin Ballkanik për Politika (IPOL).
Fushat e saj të ekspertizës përfshijnë të drejtat e njeriut dhe minoritetet në sektorin e sigurisë, politika e jashtme dhe bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë, gjinia dhe reformimi i sektorit të sigurisë; dhe privatizimi i sektorit të sigurisë në Kosovë.
Donika ka diplomuar në nivelin Master për Politika Publike në Shkollën Willy Brandt për Politika Publike pranë Universitetit të Erfurtit në Gjermani. Ajo gjithashtu ka përfunduar studimet e nivelit Bachelor në Shkenca Politike pranë Universitetit të Prishtinës.