
Dina Bajramspahiç
Dina Bajramspahiç është një studiuese/hulumtuese e politikave publike në Institutin Alternativa (IA), një organizatë jofitimprurëse, think-tank. Ajo në këtë pozicion punon për dhjetë vjet dhe në përshkrimin e saj të punës ajo koordinon aktivitetet e IA-së në fushën e programit "sundimi i ligjit", i cili përfshin reformën e sektorit të sigurisë dhe reformën e të drejtës penale. Ajo është politikologe me profesion, e specializuar për politikat evropiane. Ajo ka paraqitur tezën për master në Fakultetin e Shkencave Politike në Podgoricë, në temën "Funksioni kontrollues i Kuvendit të Malit të Zi në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes", në drejtimin e integrimit euro-atlantik. Ajo është e përfshirë në negociatat e aderimit të Malit të Zi me Bashkimin Evropian si anëtare e grupit të punës për Kapitullin 23 "Sistemi gjyqësor dhe të drejtat themelore" dhe aktivisht merret me politikën e zgjerimit dhe instrumentet e BE-së në lidhje me rajonin.