
Diana Metushi Krasniqi
Diana Metushi Krasniqi është ekonomiste e diplomuar, me fokus në Menaxhim dhe Informatikë. Ajo ka afër njëzet vite përvojë pune në prokurim, prej të cilave mbi gjashtë vite në shërbim të Departamentit të Mbrojtjes së SH.B.A., dhe tjerat për organizata dhe institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë. Në vitin 2011, ajo ka prezantuar si ligjëruese në konferencën Heavy Europe 2011 në Roterdam, të organizuar nga Hanson Wade, ku ka ligjëruar për prokurimin në tregun global dhe rëndësinë e kushteve dhe termave të kontratave. Diana ka një eksperiencë të provuar, me një qasje shumë analitike, që ofron njohuri dhe përvojë “nga djepi deri në varr” (në sektorin qeveritar dhe privat) në planifikimin dhe zhvillimin e prokurimit dhe administrimin e kontratave. Në vitin 2015 ajo iu bashkua KDI/Transparency International Kosova në ekipin e Transparencës dhe Kundër-korrupsionit. Ajo ka publikuar disa raporte analitike dhe të monitorimit, dhe studime të ndryshme të prokurimit publik në Kosovë. Fushat e interesit profesional të saj janë analizat e politikave publike në menaxhimin e parasë publike, rritja e transparencës dhe llogaridhënies të nivelit qendror dhe lokal të qeverisjes, dhe zhvillimi i kapaciteteve të reja në lëminë e prokurimit.