Bujar Aruqaj

Bujar Aruqaj është hulumtues i shkencave sociale dhe aktualisht është duke ndjekur studimet e doktoratës në Universitetin Humboldt në Berlin. Për shumë vite ka punuar në Kosovë, në organizata të ndryshme të shoqërisë civile, kryesisht në fushat e drejtësisë dhe përfshirjes sociale, arsimit dhe të drejtave të njeriut. Ai ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës dhe ato Master në Zhvillimin Ndërkombëtar nga Universiteti i Denverit në ShBA. Fushat e tij të ekspertizës dhe interesit përfshijnë Zhvillimin Njerëzor dhe Ekonominë Zhvillimore, si dhe Kohezionin Social dhe Identitetin.