Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga është Presidente e Republikës së Kosovës. Para se të zgjedhej Presidente me 2011, Jahjaga ka shërbyer në Policinë e Kosovës, ku mbajtur pozitën e zëvendësdrejtores së përgjithshme. Jahjaga është juriste e diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ku ka përfunduar edhe studimet Master në marrëdhënie ndërkombëtare. Ajo ka përfunduar dy programe postdiplomike, në menaxhim policor dhe të drejtën penale në Universitetin e Leicester (Britani) dhe në shkenca kriminalistike në Universitetin e Virginia (SHBA).